Prapaskena

S’mban dot ekuilibrin! Papa Françesku rrëzohet teksa hipën në avion, shikoni videon

Publikuar: 06/12/2021

Papa Françesku nuk ka mundur të mbajë ekulibrin teksa ngjiste shkallët e avionit në aeroportit “Eleftherios Venizelos” në Athinë.

Erërat e forta kanë bërë që Papa të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet teksa ishte duke u ngjitur në avionin për t’u larguar nga Greqia.

Rrëzimi i Papës nuk pati pasoja të tjera për të, pasi ai u ngrit sërish në këmbë pa u lënduar me ndihmën e një roje sigurie dhe kur mbërriti në hyrje të avionit, përshëndeti me buzëqeshje të pranishmit në eventin e tij zyrtar të ikjes.

Shikoni video (këtu)



Më të lexuarat