Prapaskena

Reshje të dendura shiu, në Durrës përmbyten rrugët e qytetit! Disa fshatra pa energji elektrike në Lezhë dhe Elbasan! 150 hektarë tokë bujqësore në Shkodër nën ujë

Publikuar: 06/12/2021

Reshjet e dendura të shiut gjatë gjithë natës kanë shkaktuar, problematika në disa zona të vendit. Në Durrës disa rrugë janë përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Lezhë, ku për shkak të reshjeve të shiut, ka pasur probleme në lëvizjen e makinave dhe të kalimtarëve, ndërsa shumë fshatra kanë probleme me furnizimin e energjisë. Në errësirë kanë ngelur edhe disa fshatra në Elbasan si pasojë e shiut.

Si pasojë e reshjeve të shumta Përroi i Goricës në Shkodër ka shkaktuar përfshirjen nga uji të rreth 150 hektarë tokë bujqësore, ndërsa mësohet se nuk ka problematika sa i takon rrugëve apo shtëpive.

Si pasojë e motit të keq edhe në këtë qark ka probleme me furnizimin me energji elektrike në njësinë Administrative Rrethina, në fshatrat Bardhaj, Hoti I Ri, Golem, Shtoj i ri, po ashtu në NjA, Ana Malit dhe në njësinë administrative Pult nuk kanë furnizim me energji elektrike.



Më të lexuarat