Prapaskena

‘Pse ma bënë mua këtë?’, Berisha tregon vuajtjet pasi u shpall non grata

Publikuar: 06/12/2021

Sali Berisha ka treguar vuajtjet dhe përjetimet pasi u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 19 maj 2018 për korrupsion madhor, shantazh dhe minim të demokracisë.

Gjatë Foltores online në SHBA, Berisha tregoi se atë natë kishte ndenjur zgjuar duke menduar se përse u mor një vendim i tillë për të.

Berisha u shpreh se ‘pasi u mendua gjatë’, kishte dalë në përfundimin se kjo ishte përpjekje për ‘t’i shuar zërin’ në mbrojtje të Kosovës.

Sipas Berishës, qeveria e Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh për Kosovën dhe kombin.

Kosova sot është në rrezik të madh dhe rrezikun më të madh Kosova e ka nga Tirana po aq sa nga Beogradi mbasi ju jeni dëshmitarë si argatë të Vuçiç në Shqipëri e Tiranë vizatonin harta të ndarjes së Kosovës që u vinin nga Beogradi dhe i paraqisnin si të tyre. Tirana është bërë një rrezik i madh për Kosovën dhe kombin. Me sinqeritet ju rrëfej se me datën 20 maj pasi mendova pothuajse gjithë natën ‘pse ma bënë këtë mua, çfarë kam bërë unë? Kam punuar 30 vjet për miqësi dhe bashkëpunim me Atdheun’. Arrita në përfundim se nuk kishte qëllim tjetër vetëm se të shuanin zërin tim në mbrojtje të Kosovës. Vendosa se nga një njeri i betuar për të mos u kthyer në Kosovë, u ktheva për të mbrojtur interesin publik deri në fund të jetë sime“, tha Berisha.



Më të lexuarat