Prapaskena

 Prurjet e frikshme të lumit Drin, mblidhet shtabi i emergjencave në Lezhë: Rritje drastike e nivelit të ujit!

Publikuar: 06/12/2021

Edhe pse kanë pushuar reshjet e shiut në qytetin e Lezhës, prurjet e lumit Drin janë të frikshme. Në pamjet e siguruara shihet një rritje e nivelit të ujit të lumit si shkak i shirave të djeshëm gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Momentalisht për këtë situatë, mësohet se është mbledhur dhe shtabi i emergjencave me në krye prefektin e Lezhës z. Gjok Jaku i cili pritet të dalë në një komunikatë për shtyp.



Më të lexuarat