Prapaskena

“Politikani që zgjidhet me vota të vjedhura dënohet 22 vite burg” PD propozon ndryshime në Kodin Penal

Publikuar: 06/12/2021

PD do të propozojë ndryshimin e Kodit Penal që parashikon ashpërsimin e dënimeve për këdo që kryen krime zgjedhore.

Mësohet se ndryshimet e tilla do të bazohen në Kodin Penal Italian.

1. Kushdo që pranon drejtëpërdrejtë apo nëpërmjet ndërmjetësve, premtimin për të fituar vota nga elementë të krimit të organizuar, në shkëmbim të parave apo favoreve të tjera, dënohet me 15 vite burg.

2. I njëjti dënim parashikohet edhe për elementët e krimit të organizuar që kanë dhënë premtime të tilla, apo këdo tjetër që rezulton i përfshirë.

3. Nëse politikani, i përfshirë në një skemë të tillë, zgjidhet, ai dënohet me 22 vite burg.

4. Politikanit dhe kujtdo që përfshihet në veprimtari të tilla i ndalohet përjetësisht ushtrimi i funksioneve publike.

Qeverisja dhe fatet e shqiptarëve nuk mund të diktohen nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që zëri i qytetarëve shqiptarë të dëgjohet dhe vullneti i tyre të respektohet.

Nisma u prezantua nga kreu i PD-se, Lulzim Basha permes një postimi në twitter.

 



Më të lexuarat