Prapaskena

Humbën derbin, tifozët e Dinamo Zagrebit sulmojnë studentët. Arrestohen agresorët…

Publikuar: 06/12/2021

Hajduk Split, mbrëmë ka fituar 2-0 derbin ndaj Dinamo Zagrebit në stadiumin “Maksimir”.

Por, pas përfundimit të ndeshjes, në rrugët e Zagrebit, ka patur akte vandalizmi dhe dhune, raporton gazeta “Blic Sport”.

Rreth orës 22:00, policia kishte rrethuar konviktin studentor ‘Stjepan Radiq’ në Zagreb me katër makina dhe 10 deri në 15 policë, për shkak të raportimit se tifozët e Dinamo Zagreb, “Bad Blue Boys” kanë hyrë në konvikt dhe kanë sulmuar fizikisht studentët.

Siç raportojnë mediat kroate, anëtarët e grupit të tifozëve “Bad Blue Boys”, të njohur jo vetëm si mbështetës të Dinamo Zagrebit, por edhe për aktet e tyre të dhunshme, janë ngjitur mbi gardhin e konviktit, kanë sulmuar studentët dhe më pas janë larguar.

“Mendoj se kanë ardhur këtu, sepse e dinë që askush nuk është nga Zagrebi në konvikt dhe ata kanë dashur të hakmerren”,- është shprehur një student për “Jutarni”. Studentët pretendojnë se janë arrestuar nga 10 deri në 15 persona.



Më të lexuarat