Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, i ka dedikuar një këngë rep me vargje plot ironi e sarkazëm aktualitetit të shqiptarëve sot, të cilët nuk ngrenë zërin për problemet e tyre, kur shpesh janë dhe pa drita por debatojnë për trekëndëshin Beatrix – Donald – Bora.
“Nuk e di si i vajti puna shqiptarit po na shkurtohet jeta me hallet e ekranit. …Gati shpirti sa s’na plasi, Beatriksi prek Donaldin, edhe Bora kur i pa tha: ‘Phyy të dhjefsha surratin’. Por prapë nuk e vrau mendjen hiç, nuk i luajti zari, biles varësen që i dha e shiti te dollari”.
Videon e publikuar në instagram e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Shpresojmë të vijnë ditë sa më të mira për shqiptarët dhe të gjitha këto halle të mbarojnë…”
Videoja është pritur mirë nga komentuesit dhe ka marrë shumë komente.