Prapaskena

4 vite pas humbjes së bashkëshortes së tij, Pirro Dhima rigjen dashurinë në sytë e sportistes greke

Publikuar: 06/12/2021

Katër vite pas humbjes së bashkëshortes së tij nga sëmundja e rëndë, peshëngritësi Pirro Dhima, duket se ka rigjetur dashurinë në sytë e sportistes, Afroditi Skafidas.

Çifti i ri ka filluar të bëjë dalje publike së bashku, siç ka transmetuar edhe emisioni “Happy day” mëngjesin e sotëm, por ende asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për konfirmim.

Ata kanë qenë në vëmendje të kamerave, gjatë një eventi për hapjen e një dyqani të ri, ndërsa mëngjesin e sotëm lajmi ka “pushtuar” portalet.

Megjithëse Pirro sa herë ka kujtuar, apo është pyetur për ish-bashkëshorten e tij të ndjerë nëpër emisione ka lotuar, jeta vazhdon dhe ai duket se ka gjetur një dashuri të re.



Më të lexuarat