Prapaskena

SHBA bën lëvizjen përpara Kuvendi të Berishës, përfaqësuesi i lartë mbërrin në Tiranë për t’u takuar me Bashën dhe Ramën

Publikuar: 05/12/2021

Gabriel Escobar është përfaësuesi i lartë i SHBA që do të mbërrijë në Tiranë në datën 9 dhjetor për t’u takuar me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.

Mësohet se tema kryesore e takimeve do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për të siguruar një stabilitet më të lartë në rajon.

Ky takim vjen 2 ditë para organizimit të Kuvendit të PD të organizuar nga ish kryeministri Sali Berisha. Pritet që më tej të zbardhen detaje të reja rreth këtij takimi që pritet të ketë në qendër edhe situatën aktuale politike në Shqipëri dhe brenda partisë Demokratike që prej shpalljes non-grata të Sali Berishës dhe përjashtimit të tij nga kryedemokrati Lulzim Basha.



Më të lexuarat