Prapaskena

Sali Berisha merr një goditje fatale 6 ditë pata Kuvendit të 11 dhjetorit, në lojë Grida Duma

Publikuar: 05/12/2021

Sali Berisha ka marrë një goditje të rëndë 6 ditë para mbajtjes së Kuvendit të 11 dhjetorit, në përpjekje për të rrëzuar Lulzim Bashën dhe për të rimarrë PD.

Dega e Partisë Demokratike në Rrogozhinë ka denoncuar sot publikisht se i janë falsifikuar firmat për të marrë pjesë në Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Kjo është një goditje për Foltoren. Pas degës së PD në Rrogozhinë, sipas burimeve, fshihet Grida Duma, e cila mbështet Bashën.

Ata shprehen se kanë dëgjuar emrat por pohojnë se nuk kanë firmosur për të qenë në Kuvend më datë 11 por kanë firmosur për të qenë më 18 dhjetor Kuvend që do organizohet nga Lulzim Basha.

Ata e quajnë abuzim dhe bëjnë thirrje për demokratët mos të përçahet por të njohin si kryetar të vetëm Lulzim Bashën.

“Janë falsifikuar, është bërë një paçavure, këtu janë falsifikuar firmat, i kanë marrë delegatët me radhë dhe u kanë përmendur emrat, pa firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor. 

Dëgjova dhe emrin tim, por unë nuk jam pjesë e atij Kuvendi, unë bashkë me kryetarin e degës së Rrogozhinës, kemi mbledhur firmat për Kuvendin e datës së 18 dhjetorit, më duket jo serioze personat duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Unë nuk kam firmosur, kam firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit të kryetarit Lulzim Basha.

Me emrin tim kanë abuzuar, kanë shkruar emrin, pa i numëruar si dele me 11 duke i fut për t’i numëruar si njerëz, unë jam ai që do jem me 18 dhe jo 11.

I bëj thirrje të gjithë demokratëve të Rrogozhinës që ne nuk duhet të përçahemi dhe të njohim një kryetar dhe ai është Lulzim Basha”, thuhet në deklaratë. 



Më të lexuarat