Prapaskena

Berisha takim me mbështetësit në SHBA: Me ‘Foltoren’ po i bëj nder Amerikës, Blinken i keqinformuar nga Rama dhe Soros

Publikuar: 05/12/2021

Në Foltoren e tij përmes Zoom me militantët në SHBA, Sali Berisha përsëriti akuzat e tij ndaj Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Ai i vuri në dijeni shqiptaro-amerikanët që shkuan për ta ndjekur se në Shqipëri çmimet janë shumë të shtrenjta.

Berisha tha se Foltoren po e bënte për të mirën e SHBA-ve, ndërkohë që kjo e fundit e ka shpallur ‘non-grata’.

“Unë ju garantoj ju se kjo është levizja më pro-amerikane që nga dhjetori 1990. Unë e di që Blinken është keqinformuar nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe George Soros” – tha Sali Berisha në Zoom për militantët e tij në SHBA.



Më të lexuarat