Një roje sigurie jashtë detyrës shpëtoi një avion të tërë nga katastrofa kur një pasagjer tentoi të hapë derën e aeroplanit.
Ngjarja ndodhi në fluturimin e “Ryanair FR5253” që u nis nga Sevilja e Spanjës për në Budapest të Hungarisë.
Mësohet se pasagjeri ishte pushtuar nga paniku, e si rrjedhojë donte të zbriste nga avioni.
Pavarësisht përpjekjet e stjuardesëve, ai nuk u qetësua dhe në një moment tentoi të hapte derën e aeroplanit.
Për fat të mirë, Antonio Quintero,roja i avionit ka vepruar me shpejtësi, dhe së bashku me pasagjerët e tjerë kanë arritur ta neutralizojnë pasagjerin kapluar nga paniku, shkruan Daily Mail.
Më pas pasagjeri iu dorëzua autoriteteve hungareze, sapo avioni u ul i sigurt në Budapest.
Videoja e realizuar nga pasagjerët e tjerë regjistroi të gjitha momentet dramatike që jetuan brenda avionit.