Moderatorja Bora Zemani ka bërë reagimin e parë publik në lidhje me situatën që ka trazuar të gjithë Shqipërinë pasi Donald Veshaj, ish-i dashuri i saj nisi një lidhje të re me Beatrix Ramosaj, kur ajo ende e priste. Në një postim në “Instagram”, moderatorja Zemani u kërkon ndjekësve që të qetësohen dhe që të mos gjykojnë askënd, as Donald Veshajn pasi të gjithë gabojnë.
Ju lutem qetësohuni! Edhe Donaldo është njeri…edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij. Por, mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni. As unë nuk po e bëj,”- shkruan Bora në postim.
Ç’ka ndodhur në Big Brother VIP?
Kur ishte puthur me Bora Zemanin dhe kur i kishte dërguar asaj një varëse si dhuratë për 3-vjetorin e lidhjes së tyre, Donald Veshaj u takua me konkurenten e re, këngëtaren Beatrix Ramosaj. Pas disa ditësh flirtime me shikome dhe prekje, ndodhi dhe puthja e parë mes çiftit duke sjellë dhe një ‘lumë’ kritikash e sulmesh ndaj tyre. Të dy treguar se ajo që nisi nuk e prinsin dhe nuk ishte e planifikuar, por personi i vetëm që mori mbështetjen e publikut ishte Bora Zemani.