Prapaskena

Kthjellime në orët e pasdites dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme

Publikuar: 04/12/2021

Vendi ynë do të ndikohet nga mot me vranësira në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e pasdites pritet një kthjellim i kushteve të motit.

Sipas MeteoAlb mbetemi në ndikimin e qendrës ciklonare, e cila do të kushtëzojë vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore. Duke ju afruar mesditës moti përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të vendit duke spostuar vranësirat dhe reshjet drejt zonave juglindore. Mbrëmja sjell përmirësim edhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17 °C



Më të lexuarat