Prapaskena

“Akademia e Barinjëve”, 30 vjeçari Blerim Dakja: Shteti të na ndihmojë për nevoja të tjera, se nuk është e nevojshme për shkollim

Publikuar: 04/12/2021

Idea për ngritjen e një akademie për barinjtë vijon të mos pritet mirë nga blektorët në të gjithë vendin. Çobanët e shohin këtë si tallja të ministrisë së Bujqësisë, pasi nevojat për ta janë tjera, dhe jo shkollimi. Ky është 30 vjeçari Blerim Dakja nga fshati Erebarë i Dibrës, i cili prej vitesh kujdeset për më shumë se 100 krerë bagëti të imta. Dakja shprehet se për të ruajtur tufën e tij të bagëtisë nuk ka nevojë të jetë i arsimuar, por që duhen të tjera mbështetje nga instancat shtetërore.

Nga ana tjetër, Blerim Dakja shprehet se edhe nëse hapet academia, çobanët janë të pafuqishëm për tu arsimuar pasi nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet që ju duhen.

Idea për hapjen e akademisë së barinjëve është hedhur vetë nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca gjatë një takimi me Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese në Parlament.



Më të lexuarat