Prapaskena

4 vjet burg dhe kujtoi se ia hodhi, si e pësoi “i forti” nga Elbasani

Publikuar: 04/12/2021

Policia e Elbasanit në bashkëpunimit me atë të Rinasit ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili ishte në kërkim. Mësohet se është prangosur Denis Meçja, 30 vjeç. I riu, sipas policisë rezultonm të jetë i dënuar me 4 vite burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

“DVP Elbasan/Vihet në pranga një 30 vjeçar, i dënuar me 4 vite burg. 30 vjeçari i dënuar dhe në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit ndaluan shtetasin në kërkim, Denis Meçja, 30 vjeç, banues në Elbasan,” thuhet në njoftimin e policisë



Më të lexuarat