Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është fotografuar ditën e sotme gjatë mbërritjes së saj në Parlament. Por, ajo që bie në sy është se Bilali jo vetëm që vjen në Kuvend me makinë, por edhe nuk del nga makina pa i hapur derën truproja.
Ndërkohë, sipas fotografit të Kuvendit Agim Rama, ministrja e re për Mbrojtjen e Sipërmarrjes nuk zbret kurrë nëse nuk i hapin derën, teksa shton se ndoshta ministrja mendon se kjo mënyrë të vepruari i rrit prezencën, por në fakt ndodh e kundërta.