Prapaskena

Kokaina nga Ekuadori në Shqipëri: Dënohet peshkatari e roja i portit, në kërkim organizatori

Publikuar: 03/12/2021

Gjykata e Posaçme dënoi sot të arrestuarit e përfshirë në trafikun e 137 kg kokainë nga Ekuadori drejt Shqipërisë në vitin 2019

Konkretisht për Altin Myslihakën u dha 15 vjet burgim. Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar do të vuajë 10 vjet burgim.

Adrian Bega 12.6 vjet burgim, nga gjykimi shkurtuar 8.4 vjet burgim.

Në kerkim si organizator vijon të jetë Gentian Malindi.

Droga mbërriti në kontenierë të nisur nga Ekuadori. Më pas në portin e Pireut disa pako u zëvendesuan me oriz dhe u vendos GPS.



Më të lexuarat