Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka sinjalizuar një plan të Sali Berishës për të pushtuar selinë e Partisë Demokratike.
Sipas tij, plani po zbatohet nga Flamur Noka, të cilin e quajti Arkanin e Berishës.
“Nuk isha. Ai e quajti atë vend Malësi e Gjakovës, pasi Tropojë është sllavishte.
Kur ishte president dhe kryeministër, nuk u kujtua që të hiqte emrin Tropojë, një trevë që ka përcaktuar faktin e shqiptarëve dhe të demokracisë.
Ai shkoi në Malësinë e Gjakovës me triumfin e madh se ishte andej me prejardhje. Ai tha se pse duhej të ishte ai tra në Kukës, ndërkohë që ka qenë vetë një nga ata që ka hedhure idenë.
Është e vetmja foltore ku Berisha nuk kërkoi falje. Pasi në të gjitha foltoret ka kërkuar falje.
Ai nuk ka një projekt-ide, apo platformë të radhës.
Ai ka një strategji të gërshetuar me intrigë, blofe, intimidim. Dua t’i bëj me dije Bashës, kryetarit të zgjedhur, ambasadës së SHBA, se Arkani i Berishës, z. Noka po organizon strukturat për të pushtuar selinë e PD në datën 12 dhjetor.
Nga informacionet që kam unë, dhe kjo shkon dhe në akord, do pushtojë selinë e PD dhe të PS.
Nga Tropoja Berisha tha që ne jemi ortek. Ai u kthye në Tropohë për t’i kthyer zonjës ambasadore të SHBA përgjigje. Sulmon në mënyre të pacipë binomin Blinken Yuri Kim.
Ai tha “po të doja unë e hiqja për 2 orë emrin tim non-grata”. Po si mund ta hiqte ai?”, tha Haklaj.