Prapaskena

9 anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, Sokol Binaj zgjidhet kryetari i ri! Emrat që përfaqësojnë 6 institucione të sistemit të drejtësisë

Publikuar: 03/12/2021

Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Sokol Binaj (kryetari i ri), Anila Leka, Edlira Petri, Enton Dhimitri, Arta Marku, Etjen Kapo dhe Klodiana Mema do të jetë 9 anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2022. Sipas ligjit kryetari i ri do të jetë Sokol Binaj si përfaqësues i Gjykatës së Lartë.

Pak javë më parë Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dërguan në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në short.

Në KED zgjidhet 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, 1 përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, 2 përfaqësues nga Gjykatat e Apelit, 2 përfaqësues të Prokurorive të Apelit, 1 përfaqësues nga Gjykatat Administrative.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtarë me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Emrat e zgjedhur dhe ato zëvendësues

Gjykata Kushtetuese:

Anëtarë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska! Altin Binaj, zëvendësues

Gjykata e Lartë:

Sokol Binaj anëtar, Sandër Simoni zëvendësues

Prokuroria e Përgjithshme:

Anila Leka anëtare, Thoma Jano zëvendësues

Gjykatat e Apelit:

Edlira Petri dhe Enton Dhimitri anëtarë, Ridvan Hado zëvendësues.

Prokuroritë e Apelit:

Arta Marku dhe Etjen Kapo anëtarë, zëvendësues Genti Xholi

Gjykatat Administrative:

Klodiana Mema anëtare,  Erarbër Madhi zëvendësues

 

 



Më të lexuarat