Prapaskena

“Rama e Meta sollen katrahurën në drejtësi”, Basha: Çfarë do bëja nëse unë do të shpallesha “non grata”

Publikuar: 02/12/2021

Kryedemokrati Basha ka hedhur akuza të forta ndaj Presidenti të vendit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Ai vazhdon t’i qëndrojë vendimit të tij për përjashtimin e zotit Berisha pas shpalljes “non grata” nga DASH dhe u shpreh se nëse do të ishte ai që do të shpallej “non grata” do të merrte një vendim më të fortë.

I ftuar në emisionin  “Real Story” Basha ka thënë se “Edi Rama me votat e Ilir Metës ka kaluar 6 ligje duke sjellë këtë katrahurë në drejtësi.”

Basha: Edi Rama me votat e Ilir Metës ka kaluar 6 ligje duke sjellë këtë katrahurë në drejtësi. Qëndrimet e mia i kam të qarta. Nuk ma ka bërë syri tërr. Gjithmonë kam lënë të prevalojë interesi i Berishës,por ky nuk është rasti. Pa të voglin hezitim kam marrë vendimin dhe do ta merrja edhe më të fortë nëse do të shpallesha unë non grata. Statuti i PD ia ka dhënë këtë të drejtë kryetarit të PD.

Gjatë këtyre ditëve shumë demokratë që më kanë shkruar nuk arrijnë t’u besojnë veshëve si Berisha sulmon demokratët, mua dhe këdo tjetër që nuk është në rrugën e izolimit duke me thënë pse nuk e sulmon. Para 9 shtatorit Lulzim Basha kishte bërë aq shumë gjëra saqë Ramës do i duheshin 3 jetë për të më arritur. Pas 9 shtatorit unë jam i shitur, jam peng. Kësaj kulture politike duhej t’i vijë fundi dhe e kam bërë me vepra. Qytetarët dinë ta bëjnë shumë mirë dallimin. Sot ajo që kam bërë është t’i qëndroj besnik një modeli për ta çuar vendin përpara.



Më të lexuarat