Prapaskena

Projekti për ‘Open Balkan’, Tritan Shehu sot interpelancë në Kuvend me kryeministrin Rama

Publikuar: 02/12/2021

Kuvendi pritet të mblidhet këtë të enjte në orën 10:00 dhe një ndër pikat në rendin e ditës është interpelanca e thirrur nga deputeti i PD-së Tritan Shehu me kryeministrin Edi Rama.

Shehu ka thërritur në interpelancë, kryeministrin në lidhje me platformën e tij politike dhe hapat e ndërmarrë për ‘Open Balkan’.

Në kërkesën e depozituar më 19 tetor në Kuvend, deputeti demokrat rendit 14 pika në lidhje me këtë temë, ku kërkon të dijë avantazhet dhe dobitë në procesin e bashkëpunimit rajonal, teksa e cilëson si një nisme të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.



Më të lexuarat