Prapaskena

Paralajmëron Rama: Mund të vijë momenti që do ndaloheni të shkoni në punë nëse s’jeni vaksinuar

Publikuar: 02/12/2021

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi edhe njëherë sot vaksinimin e detyruar të popullsisë.

Në një deklaratë pë mediat Rama tha se mund te vijë dita që ata që nuk janë vaksinuar mos të shkojnë në punë.

“Ju them të gjithë atyre që në radhë të parë janë nënpunës të vaksinohem sepse mund të vijë momenti që ndalohen të shkojnë në punë, po u ndaluan nuk do paguhen. Ju them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre me hap. Ju them të gjithë atyre që kanë dyqane të vaksinohen sepse do vijë momenti që dyqani mbyllet”, u shpreh Rama.

 



Më të lexuarat