Prapaskena

Meta lëshon akuzën e fortë ndaj Bashës: Bëri dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë

Publikuar: 02/12/2021

Presidenti Ilir Meta, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se në kohën që ishte Ministër i Jashtëm ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë.

Ai shtoi se Basha nuk mund të mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar, ndërsa shtoi se në kohën kur ishte ministër ai anashkaloi Kryeministrin për çështjen e detit.

Ilir Meta: Po e them për herë të  parë se Lulzim Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë. Ky qëndrim i tij në raport me marrëveshjen e detit ka pasur implikime shumë serioze në raport me shtetin shqiptar. Kë të e them për herë të parë dhe nuk dua ta zgjas më tej.

Ky zotëria (Lulzim Basha) nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar. Në kohën kur ai ishte ministër i jashtëm ai anashkaloi Kryeministrin për çështjen e detit.

Dhe po e them këtë për herë të parë sepse po abuzohet me këtë çështje



Më të lexuarat