Prapaskena

Kallëzimi 2 efektivëve në qershor, Prokuroria e Lezhës vendos mosfillimin e hetimeve për Pjerin Ndreun: S’ka elementë të veprës penale

Publikuar: 02/12/2021

Prokuroria e Lezhës ka vendosur mos fillimin e hetimeve ndaj kryebashkiakut Pjerin Ndreu dhe një biznesmeni të cilët në muajin qershor të këtij viti u kallëzuan penalisht nga dy efektiv policie për “pengim të ushtrimit të detyrës”.

Pas verifikimeve të kryera, organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se nuk ka element të veprës penalë, ndaj dhe vendosi mosfillimin e procedimit penal ndaj kryebashkiakut të Lezhës dhe biznesmenit V.Gj.

Këta të fundit u kallëzuan penalisht në prokurori, pasi po festonin në orët e vona të 24 qershorit në një lokal në Shëngjin me muzikë të lartë. Sipas deklarimeve të punonjësve të policisë në Prokurorinë e Lezhës, pronari i lokalit, V.Gj i është përgjigjur me ofendime kërkesës së tyre për të fikur muzikën, ndërsa kryebashkiaku Ndreu i ka penguar me forcë që të shoqëronin në polici pronarin e lokalit.



Më të lexuarat