Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu e dëbore mbizotërojnë veriun dhe veriperëndimin e vendit duke filluar nga orët e para të ditës. Duke ju afruar mesditës vranësirat përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë duke gjeneruar shira në zonat perëndimore dhe zonën e ulët por me reshje të pakta dëbore paraqitet veri-verilindja.
Këto kushte atmosferike mbeten thuajse gjatë gjithë natës edhe pse herë pas here do ketë pauz të reshjeve.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16 °C.