Prapaskena

Ben Blushi largohet nga “Top Channel” – Mesazhi për stafin

Publikuar: 02/12/2021

Blushi është larguar nga drejtimi i këtij televizioni pas afro 3 vitesh në këtë detyrë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Blushi në një email që i ka dërguar stafit.

“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel.

Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim më atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi.”-thuhet në email-in që Blushi i ka dërguar stafit.

Kujtojmë se Ben Blushi u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i “Top Channel” në vitin 2018, pas largimit nga politika dhe dështimit të tij me partinë “Libra”.



Më të lexuarat