Prapaskena

Zbardhet draft-opinioni i ‘Venecias’ për afatet e Vettingut: Propozimi i maxhorancës, në përputhje me standardet evropiane

Publikuar: 01/12/2021

Komisioni i Venecias është pro shtyrjes së afateve të komisioneve të Vettingut në Shqipëri, përkatësisht komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Sipas Venecias, amendamenti kushtetues, për zgjatjen e mandatit të KPK-së dhe Komisionerit Publik, është në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në draft-opinioni e siguruar nga Ora News, thuhet se ‘Venecia’ mbështet propozimin e maxhorancës për zgjatjen e mandatit të organeve të drejtësisë.

“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane. Komisioni i Venecias qëndron në dispozicion të autoriteteve shqiptare për më tej ndihmë në këtë çështje” thuhet në raport.

Ishte Partia Socialiste e cila i kërkoi Komisionit të Venecias opinion për zgjatjen e organeve të vetingut, ndërkohë që një nismë të tillë e mbështet edhe ambasada amerikane dhe ambasada e BE-së. Edhe ONM ishte pro zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut.

Socialistët kërkojnë që puna të vazhdoje deri në dhjetor të vitit 2024, për faktin se gjysma e trupës se gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk kanë kaluar ende ne Vetting.

 

 



Më të lexuarat