Prapaskena

Vrasja e Mateos 8 vjeç nga Klodian Çalamani, flet drejtori i Policisë: Ishte hajdut banesash, nuk ka pasur kallëzime ndaj tij për abuzim seksual

Publikuar: 01/12/2021

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shetit Gledis Nano ka folur në Komisionin e Sigurisë më lidhje me vrasjen e 8-vjeçarit, Mateo Vasiut, nga Klodian Çalamani.

‘Nga këto ngjarje, veçojmë ngjarjen datës 16 në fshatin Grecalli të bashkisë Fier ku u arrestua Klodian Çalamani i cili ka vrarë me sende të forta M.V. që e kishte groposur në oborrin e banesës. Autori rezulton një person i evidentur nga policia e shtetit një person me precedent. Gjykata e kishte dënuar me 4 vit burg për heqje të paligjshme të lirisë dhe është liruar nga burgu i Rrogozhinës më 6 gusht 2009 për plotësim të kohës së vuajtjes së dënimit. Për këtë shtetas ka pasur të dhëna policore se ka aktivitet kriminal në drejtim të vjedhjes së banesave, bagëtive e shpendëve në fshat, informacione që kanë qenë pas verifikimeve Për autorin pas përfundimit të dënimit nuk ka pas informacione, të dhëna apo kallëzime si i dyshuar për vepra penale në fushën e abuzimeve seksuale apo dhunës në familje’, tha Nano.



Më të lexuarat