Një video rrëqethëse është publikuar nga mediat e huaja, ku shihet momenti kur kali kafshon për një dele deri sa e ka lënë të ngordhur.
Në video shihet se kali që ngre në ajër delen e kafshon dhe më pas e përplas në tokë.
Nuk dihet ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa dy burra tentojnë t’i afrohen kalit për ta qetësuar, por ai vazhdimisht shfaqet i acaruar.
Kur mendojnë se kali “kreu misionin” ata tentojnë t’i afrohen, por ai i revoltuar sërish e kafshon dhe e hedh në ajër delen edhe pse ajo ishte e ngordhur.