Autori i sulmit tragjik në Miçigan, SHBA është një 15-vjeçar.
Nxënësi 15-vjeçar qëlloi me armë zjarri brenda shkollës së tij në një qytet të Miçiganit, duke vrarë tre nxënës dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.
Autori, nxënës i gjimnazit të Oksfordit, u arrestua, por nuk dha asnjë shpjegim për aktin e tij, tha Michael Mccabe, një zëdhënës i policisë lokale.
Mund t’ju them se ai qëlloi disa herë ,” tha polici, duke shtuar se autori përdori një pistoletë gjysmë automatike.
Policia po vijon kontrollin e ambienteve të shkollës.
Një nxënëse, e cila foli për “Fox2Detroit”, tha se shkolla kryen rregullisht ushtrime për t’u përgatitur për incidente të tilla dhe të gjithë e dinin se çfarë të bënin.
Një prind, i cili po priste jashtë në makinën e tij, tha se djali i tij ishte fshehur në një dhomë kur u dëgjuan të shtënat e armëve, dhe se ai nuk ishte lënduar.