Pasi ka zhvilluar një sërë takimesh në disa qytete të vendit, ku së fundmi ishte në Kurbin, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha pritet të jetë sot në Tropojë.
Ish-kryeministri, nismëtari i lëvizjes Foltorja për ringritjen e Partisë Demokratike dhe largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i selisë blu do të jetë pasdite në vendlindjen e tij për të mbajtur takimin e radhës me demokratët e Tropojës.
Përmes rrjeteve sociale, lideri historik i PD-së lajmëroi nëpërmjet rrjeteve sociale foltorja e radhës do të zhvillohet në orën 16:30 në Pallatin e Kulturës së qytetit të Bajram Currit, “Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”, shprehet Berisha teksa i fton të gjithë demokratet dhe demokratët e Tropojës që të marrin pjesë, pasi sicc thotë ai, “vetëm të bashkuar fitojnë!”