Parthena Koutmeridou, vajza e ish-deputetit të PASOK në Greqi, Stathis Koutmeridi ndodhet në gjendje të rëndë pas infektimit me Covid-19. 38- vjeçarja ndodhej në muajin e shtatë të shtatzanisë, teksa është infektuar me koronavirus.
Mjekët e spitalit në Agios Loukas kanë arritur që të nxjerrin foshnjën me prerje çezariane dhe tashmë po përpiqen për të stabilizuar gjendjen e 38-vjeçares.
Bashkëshorti i saj kërkoi ndihmë nga qytetarët për të dhuruar gjak, ndërsa babai i Koutmeridou tha se vajza e tij e shtyu vaksinimin me dy muaj pas konsultimeve me gjinekologen e saj.