Prapaskena

Si vjedhin ndrikullat me tenderat e dekorit në Durrës, kompania I.C e Refaela Ricës shtrin fijet klienteliste në Shkodër dhe Pogradec. A fshihet pas tyre kunati i Lulzim Bashës?

Publikuar: 30/11/2021

Rafaela Rica, tendera klientelistë për zbukurime, në garë fut për dekor punonjësen e vet Suela Tucin, më pas harbohen në festa. Lidhje me kunatin e Bashës?

Për Rafaela Ricën festat e fundvit kanë një rëndësi të veçantë. Keni dëgjuar për korrupsion me tenderat e rrugëve, pastrimit, ilaçeve etj., por ndoshta mund të mos keni dëgjuar për klientelizëm me tenderat e zbukurimit të qyteteve. Kur vjen puna tek sajimi i tenderave, pushtetarët shqiptarë dhe klientët e tyre, kanë një imagjinatë befasuese. Rafaela Rica është pronare e disa kompanive, përfshirë edhe kompaninë  Iceberg Communication, e cila më parë quhej Iceberg Publicity. Kjo kompani ka krijuar një lidhje klienteliste me Bashkinë e Durrësit, një nga njësitë vendore më të korruptuara në Shqipëri, duke marrë tenderat për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit.

Më pas, Rafaela Rica, shfaqet nëpër udhëtime luksoze, vende ekzotike si dhe ekspozohet në për dreka dhe darka, pa munguar edhe në harbime e festa speciale.

Tenderin e fundit nga Bashkia e Durrësit, Rafaela Rica, e ka marrë në 9 nëntor 2021, për blerje dekori me vlerë 81 milionë lekë, gati sa fundi limit. Vetë tenderi ka qenë një dekor. Për të krijuar idenë e garës, formalisht ka marrë pjesë në tender kompania fantazmë Primes Albania. Kjo kompani anonime është në pronësi të Suela Tucit, e cila në fakt është punonjëse në kompaninë Iceberg Communication të Rafaela Ricës, që ka fituar tenderin.

Në këtë mënyrë është krijuar një treshe klienteliste, e cila tani e tutje do të njihet me emrin ‘tre ndrikullat e zbukurimeve’, Rafaela Rica, kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako dhe Suela Tuci. Paratë i ndajnë Rica dhe Sako, ndërsa Suela Tucit i japin ndonjë bakshish për rolin e saj të dekorit në tendera.

Vitin e kaluar, Rafaela Rica, ka marrë një tender tek Emirjana Sako, këtë herë me vlerë 100 milionë lekë, duke qenë e vetme në garë. Fijet klienteliste Rafaela Rica i ka shtrirë tashmë edhe në Shkodër, Pogradec, etj. Po a fshihet pas ndrikullave kunati i Lulzim Bashës, njeriu tek i cili ‘votojnë’ disa kryebashkiakë dhe oligarkë, për të mbajtur nën kontrollon Lulin dhe opozitën? Kaq për sot./Pamfleti/



Më të lexuarat