Prapaskena

Krim në familje/ 35-vjeçari vret me thikë nënën dhe plagos gjyshen

Publikuar: 30/11/2021

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ditën e sotme, 30 nëntor.

Një 35-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij 57-vjeçare, ndërsa ka plagosur gjyshen 80 vjeç.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Agrinio, në orët e para të së martës dhe aktualisht në vendngjarje ndodhen forca policore dhe mjekësia për të parë vendin e krimit.

Burimet për mediet greke thonë se Policia është njoftuar nga gjyshja e plagosur e autorit të dyshuar, e cila edhe pse e gjakosur ka gjetur forcën dhe ka thirrur autoritetet.



Më të lexuarat