Prapaskena

Gruaja e dhunon burrin në sy të fëmijëve, 42-vjeçari kërkon urdhër mbrojtje, ja vendimi i Gjykatës

Publikuar: 30/11/2021

Teksa kohët e fundit lajmet vërshojnë me rastet që e keqtrajtimit të grave dhe vrasjeve një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Kretë të Greqisë.

Sipas mediave greke një 42-vjeçar është dhunuar në mënyrë sistematike nga bashkëshortja e tij.
Mësohet se ajo e ka rrahur dhe poshtëruar në sy të tre fëmijëve.

Gjendur përballë kësaj situate, burri i dhunuar i është drejtuar gjykatës për të marrë një urdhër mbrojtje.
Sipas informacioneve, 42-vjeçari gjatë gjithë këtyre viteve të jetës së tij bashkëshortore kujdesej që çdo ditë t’i siguronte gjithçka gruas dhe fëmijëve të tij, kur papritur gruaja filloi të shfaqte një fytyrë të dhunshme ndaj tij.

“Gjithçka ka kaluar në dorën e kësaj gruaje”, thonë njerëzit e afërt të çiftit.

“Gjithmonë me fëmijët e mi nuk kam ngritur kurrë dorën kundër saj dhe kam reaguar duke iu drejtuar drejtësisë”, tha 42-vjeçari në gjykatë.

Gjykata e shpalli fajtor të akuzuarën duke e dënuar me 18 muaj burgim



Më të lexuarat