Prapaskena

Fans i Fifit? Rama fiksohet me këngën që u kompozua brenda ‘Big Brother VIP’

Publikuar: 30/11/2021

Kënga që mori gjithë vëmendjen në rrjet pas daljes së këngëtares Filloreta Raçi nga BBV duket i ka pëlqyer dhe kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit ka ndarë në ‘Instagram’ një video ku në sfond ka këngën e Fifit.

“Valbona Magjike”-shkruan ai, ku kënga i shton efektin stilistik pamjeve magjepsëse.

Kënga “Diell” ka marrë 1.6 milionë klikime në kohë rekord dhe Ramës nuk i ka shpëtuar kënga më e pëlqyer e momentit.



Më të lexuarat