Në Vlorë vijon të ketë erë të fort dhe det të trazuar duke rrezikuar varkat e vogla dhe skafet turistike që janë të ankoruara në mol.
Problematika është shfaqur në Molin e Radhimës, ku për shkak të detit të trazuar e me dallgë 6 vakra të vogla dhe disa skafe që përdoren për sezonin turistik janë mbushur me ujë dhe rrezikojnë të mbyten dhe të përplasen me shkëmbinjtë.
Ndalimi i lundrimit të varkave të vogla është bërë prej disa ditësh për shkak të motit të keq, që ende nuk po qetësohet në qarkun e Vlorës.