Prapaskena

Digjet kabina elektrike, 30 familje mbeten pa energji në Librazhd

Publikuar: 30/11/2021

Një kabinë elektrike është djegur tek lagja e tregut në Librazhd. Mësohet se shkak është bërë ngarkesa e madhe në rrjet. Po punohet për riparimin e problemit në kabinë ndërsa për pasojë pa energji elektrike kanë mbetur rreth 30 familje.

Në Librazhd gjatë natës ka pasur herë pas here shkëputje të energjisë elektrike.

Kjo pasi nënstacioni elektrik nuk e ka përballuar ngarkesën që krijohej nga HEC-et e vogla në Rrapun, Hotolisht, Dragostunjë, Polis



Më të lexuarat