Prapaskena

Arti në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur

Publikuar: 30/11/2021

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega, njw prej piktorëve më të mirë të peizazhit. Sotiraq Xega ka me shume se 35 ekspozita vetjake dhe pjesa më e madhe e punimeve të tij janë në gjininë e peizazhit. Me qindra janë imazhet e tyre, që piktori i ka hedhur përgjatë jetës së tij mbi telajo.

Sotiraq Xega është një nga piktorët më të njohur në qytetin e Korçës. Ai është prezantuar për artdashësit me shumë ekspozita personale, ndërsa ka marrë pjesë me punimet e tij në një sërë aktivitetesh, në nivel lokal dhe kombëtar.

Sotiraq Xega, nga Drenova, kohët e fundit ekspozitat e tij i ka çelur në natyrë pasi ja kishin ndaluar të bënte një gjë të tillë në mjedise ku ekspozonin dhe piktorë të tjerë. Ekspozita e fundit e Xeges ka qenë ajo e manave të Drenovës, ekspozitë të cilën e paraqiti për miqtë kryesisht, në një prej rrugicave të fshatit të njohur turistik.

Përpos ekspozitave të shumta që e kanë bërë Xegën një prej mjeshtërve të peizazhit, emri i tij lidhet edhe me piktura të vjedhura të piktorit të madh Vangjush Mio,piktura që u zhduken nga galeria e arteve të Korçës.



Më të lexuarat