Prapaskena

U vra me silenciator, flet gruaja e ish-deputetit: Po ecnim, ra në tokë papritur

Publikuar: 29/11/2021

Ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka, ishte i shoqëruar nga gruaja dhe vëllai i tij në momentin që iu bë atentat mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë mësohet se e tronditur pas atentatit bashkëshortja e tij ka deklaruar se ishin duke ecur kur 64-vjeçari ra në tokë papritur.

shim duke ecur në rrugë kur ra papritur në tokë” u shpreh gruaja e ish-deputetit Pashko Ujka.

Sipas abc news, fakti që u qëllua me silenciator, por edhe nxitimi nga reshjet e dendura të shiut dhe stuhia ka bërë që gruaja e Ujkës dhe vëllai të mos pikasin asgjë në lidhje me autorët.

Nuk pamë asgjë” tha më tej ajo për grupin hetimor që ka nisur punën për të shkuar në gjurmët e autorëve të krimit. “Probleme nuk kemi pasur me askënd” ka thënë gruaja.

Pashko Ujka, ish-kryetari i komunës së Velipojës ndërroi jetë në spital mbrëmjen e sotme , pasi u qëllua pranë shtyllës kurrizore. Ai  fillimisht u transportua në spital, në gjendje kritike por nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

 



Më të lexuarat