Prapaskena

Tensione në Ballsh! Naftëtarët sërish në protestë para rafinerisë, përplasen me policinë! 3 furgona me uniforma blu mbërrijnë në ambientet e uzinës

Publikuar: 29/11/2021

Është shoqëruar me tensione mes policisë, protesta e ditës së sotme e naftëtarëve të Ballshit, para rafinerisë, ku kërkojnë shlyerjen e plotë të pagave të prapambetura.

Naftëtarët kanë tentuar që futen me forcë në ambientet e uzinës, duke u përplasur me forcat e policisë, por u tërhoqën pasi u njoftuan, se do të mbërrijë për të diskutuar mbi kërkesat e tyre një përfaqësues i rafinerisë.

Sipas kreut të Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautajt, ato kërkojnë rifillimin e punës në rafineri si dhe likuidimin e pagave të prapambetura. Dautaj tha se nëse ‘Armo’, kalon inegzitente ato nuk do të dinë se ku të marrin pagat e tyre, të cilat i kanë fituar me vendim gjykatë.

“Ne kemi pritur një zgjidhje ligjore. Naftëtarët nuk kanë pse provokohen. Dy kanë qenë pikat tona: rifillimin e punës në rafineri, në të kundërt shteti të dalë dhe të thotë që kjo rafineri nuk ka të ardhme dhe kërkojmë zgjidhje ligjore, të na likuidohen lekët e prapambetura. Lekët i kemi fituar dhe janë me vendim të pa apelueshëm me urdhër sekuestro mbi rafinerinë e asetet e Armos. Të mos luhet me ne, kush e ka shitur e kush e ka blerë… Nëse Armo kalon inegzitente ku do të merren ato lekë?! Naftëtarët kanë rreth 8 mln euro të papaguara. Të vijnë një orë e më parë e t’u shpjegojnë se ç’po ndodh me pagat e prapambetura.”

Pa asnjë njoftim mbi shitjen apo blerjen e asetit nga palë të ndryshme në mënyrë provokative ka filluar punimet një kompani private në rafineri.

Me vendim gjyqi dhe me urdhër përmbarimor, naftëtarët kërkojnë të mos veprohet në rafineri deri sa të ketë një zgjidhje ligjore.

Kërkojmë të merren masa e të mos provokohen incidente të ndryshme nga persona që nuk kanë lidhje me këtë punë në rafineri.’- tha Sokol Dutaj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve.



Më të lexuarat