Prapaskena

Të shtëna në Shkodër, plagoset ish-kryetari i komunës së Velipojës

Publikuar: 29/11/2021

Pashko Ujka, ish-kryetari i Komunës së Velipojës është plagosur me armë zjarri silenciator pasditen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.

Burime bëjnë me dije për ABC se ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes si dhe as identiteti i autorit që ka plagosur Ujkën.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku kanë ndodhur ngjarja.



Më të lexuarat