Prapaskena

Simboli i Brukselit vishet me kostum tradicional shqiptar, kështu e festuan shqiptarët e Belgjikës Pavarësinë

Publikuar: 29/11/2021

Si çdo vit, komuniteti shqiptar në Bruksel u mblodh për të festuar Ditën e Flamurit para Manneken-Pis, të veshur me kostume tradicionale për këtë rast.

Rinia jonë, pavarësisht shiut dhe të ftohtit të ashpër, mahniti turistët me kostumet, këngët dhe kërcimet e tyre.

Po kështu statuja e Manneken-Pis në Belgjikë, një nga simbolet me të njohura të Brukselit, ishte veshur për festat e 28-29 nëntorit me kostum kombëtar dhe plisin e bardhë në kokë.



Më të lexuarat