Prapaskena

Sekuestrohet 37 kg kokainë e pastër në Kroaci, ishte ngarkuar në Shqipëri

Publikuar: 29/11/2021

37 kilogramë kokainë e mbushur në Shqipëri është sekuestruar në pikën kufitare që lidh Malin e Zi me Kroacinë, vend ku dhe ishte planifikuar të shpërndahej e shitej.

Mediat kroateshkruajnë se konkretisht zyrtarët e Drejtorisë së Doganave dhe Drejtorisë së Policisë kanë sekuestruar mbi 37 kilogramë kokainë në pikën kufitare të Debeli Brijeg.

Makina me targa shqiptare është ndaluar për kontroll sapo ka kaluar Malin e Zi dhe po futej në Kroaci. Në bagazh u pikasën 35 pesë pako me kokainë 98% të pastër që në total peshonin 37.7 kilogramë.

Mediat kroate shkruajnë gjithashtu se personi që drejtonte makinën është vënë në pranga, por ende nuk bëhet me dije identiteti i tij. Ende nuk dihen detaje mbi grupin që e ka mbushur makinën me dorgë në Shqipëri apo se cila do të ishte ‘dora’ që do ta priste në Kroaci.

Njoftimi i policisë kroate:

Falë punonjësve të njësisë doganore Debeli Brijeg, por edhe punonjësve të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar kufitar të automjeteve që lëviznin nga Mali i Zi në Kroaci, janë gjetur 35 pako kokainë me peshë totale 37,7 kilogramë dhe pastërti rreth 98 për qind. Policia malazeze ka njoftuar se po kryhet një hetim i detajuar në lidhje me sekuestrimin e kokainës.

 



Më të lexuarat