Prapaskena

Reshjet e dendura të shiut, Lumi Vjosa del nga shtrati, përmbytet tregu i gjësë së gjallë në Noveselë

Publikuar: 29/11/2021

Reshjet e dendura te shiut që kanë rënë dhe vijojnë të bien në zonën e Leskovikut dhe Përmetit prej ditës së djeshme dhe në vijim ka bërë që prurjet  në lumin Vjosa te jenë të mëdha duke bërë që në disa pika të ketë dhe dalje nga shtrati.

Në këto momente shirat vijojnë të jenë me intensitet të lartë  në zonën e Çarshovës dhe në majën e Pindit.

Kjo situatë mund të sjell përmbytje në orët në vijim. Ndërkohë situata po monitorohet në terren, dhe pikërisht në urën e Mifolit.

Niveli i lumit Vjosë aktualisht është në 6.34 metra ç’ka ka sjellë edhe përmbytjen e tregut të gjësë së gjallë në Noveselë.



Më të lexuarat