Prapaskena

Probleme nga moti i keq në Gjirokastër, në Lazarat përroi del nga shtrati, bllokohet rruga Kolonjë-Golem

Publikuar: 29/11/2021

Moti i keq përgjatë natës ka krijuar probleme në Bashkinë e Gjirokastrës.

Konkretisht gjatë natës ka dalë nga shtrati përroi i Lënxës në fshatin Lazarat, duke krijuar probleme ne qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati.

Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve kanë punuar me skrep për të hequr inertet që kishin uzurpuar rrugën dhe situata është normalizuar.

Ndërsa problematike qëndron situata në aksin rural Kolonjë-Golem, ku inertet e rëna nga lartësitë si pasojë e shirave, kanë krijuar bllokimin e rrugës.

Momentalisht banorët e Golemit gjenden të izoluar nga pjesa tjetër e vendit si rrjedhojë e kësaj situate.



Më të lexuarat