Nën ritmet e muzikës tradicionale të veriut, me lodër e curle dhe valle popullore, kryeministri Edi Rama ka bërë sot hapjen e qarkullimit në Rrugën e Arbrit.
“Hapet për qarkullim Rruga e Arbërit.
Provizorisht kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje”