Prapaskena

“Më rruan leshtë kush s’më njeh mua dhe kohën!” Balla justifikon deputetin PS Bujar Çela: S’e ka shkruar ai. Telefonin ia kishin përdorur të tjerët

Publikuar: 29/11/2021

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka tentuar të lehtësojë pozitën për deputetin socialist Bujar Çela I cili dje uroi në grupin e Ëhatsapp të komisionit parlamentar ku bën pjesë Ditën e Pavarësisë me një flamur ku shihet dhe portreti i ish-diktatorit Enver Hoxha..

Deputetët e PD-së e quajtën turp dhe kërkuan urgjentisht dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Në kundërpëgjigje Çela iu përgjigj duke shkruar “Rrituni për Shqipërinë që duam!” dhe më tej përshkallëzimit të debatit, Çela iu përgjigjh “Më rruan leshtë kush s’me njeh mua dhe kohën!”.

Në një reagim Balla tha se ka marrë sqarime nga deputeti i cili i ka thënë se aparati celular ishte përdorur nga persona të tjerë.

“Kam marrë paraprakisht një sqarim nga deputeti në fjalë. Bëhet fjalë për përdorim të aparatit celular nga persona të tjerë. Do të jetë verifikim në aspektin e sjelljes dhe kodit të etikës brenda grupit tonë parlamentar dhe Kuvendit të Shqipërisë. Gjithçka e çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të bëhet ku proces verifikimi”

 



Më të lexuarat