Dalin pamjet e para nga vendi i ngjarjes së plagosjes në Shkodër, ku një plumb në shpinë ka marrë ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.
Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga Prapaskena zona e ngjarjes është e rrethuar nga efektivë policie të cilët kanë nisur menjëherë nga puna për kapjen e autorëve të ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së tij te Universiteti i Shkodrës, teksa mësohet se Ujka ka marrë plagë në shtyllë kurrizore.